Rama komenton listën e kandidatëve të PD-së

Rama komenton listën e kandidatëve të PD-së

Kryeministri Edi Rama ishte ditën e sotme në një familje në Vorë, ku nga aty ka komentuar edhe lsitën e PD-së.
Rama tha se lista e PD-së është një listë humbëse, dhe kërkoi që timonin e shtetit duhet ta ketë Partia Socialiste.

“Kosova humbës, ky Besnik Fuçia humbës. Bardhi humbës, Mediu fitues gjithmonë me humbje, gjithë humbësat bashkë. Kjo është PD-ja, republika e re. Republika e re e humbësve”, tha Rama.

“Janë bashkuar bashkë, të gjithë humbësat, Saliu, Luli, Halim Kosova, ky tjetri, Besnik Fuçia, humbës.

Janë të gjithë bashkë atje. Bardhi humbës, Mediu fitues gjithmonë me humbje, të gjithë humbësat bashkë. Dash Shehi po.. Ja kjo është PD, Republika e re e humbësave“, vijoi Rama.

Rama tha më tej se vettingu do të hapë vende të reja pune.

“Të gjitha ndërmarrjet shqiptare kanë vende pune, por duhen ustallarë. ai ka nevojë për elektriçist, për axhustator, pra për zanatçi.

Tani kemi dhe vettingun dhe do hapen vende pune. Na duhet të kemi fuqi më të madhe për të bërë më shumë gjëra.

Na duhet të na mbështesin më shumë që t’i mbështesim më shumë, nuk është se na duhen më shumë vota në Parlament për pushtet për vete, por na duhen për të bërë më shumë gjëra”, tha kryeministri.

Comments

Ne i duam komentet

1 Comment

  1. May 27, 12:47 #1 Koli

    Bardhi nuk eshte humbes perderisa ti kalon cdo dite nga Farka per te shkuar ne kryeministri. Humbesi je ti qe nuk kalom neper Tirane nga Shkoza dhe jane rruget per ibret. Ty te takon timoni, Basha zv.kryeminister! Eshte shume e qarte

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *