Rama kërkon të blejë Arta Daden: Ti, ministre e Brendshme në të ardhmen

Ndërkohë që deputetja Arta Dade ka shpallur publikisht se mbështet Ben Blushin kundër Edi Ramës, duket se Rama po mundohet të joshë Daden duke i thënë se ajo është e prerë për Punët e Brendshme dhe në të ardhmen do të jetë.

Gjithcka ndodhi gjatë takimit për anëtarësimet e reja në PS, ndërkohë që në podium ka hipur një prej anëtareve të reja për të marrë kartën e anëtarësimit, ajo i është drejtuar deputetes Arta Dade si ministre.

Vajza ka kërkuar ndjesë për gabimin duke e justifikuar me emocionet, kurse Rama ka vijuar me një sqarim.

Rama: “Artën e kemi kryetare të komisionit të Jashtëm, e kemi pas Ministre të Jashtme, të Kulturës, do e kemi ministre të Brendshme në të ardhmen, por për momentin e kemi kryetare të komisionit”- tha ai

Rama: Ti je për punët e brendshme,

Dade: Ministren e Mbrojtjes e kemi dhe dua ta përshëndes, kjo është risia e kësaj qeveri dhe pse jo ka ardhur koha për një ministre të Brendshme, pse jo. Pavarësisht se nuk kam ndonjë vërejtje për ministrin.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *