Rama kërcënon ministrat: Do të arrestohen nëse kapen me…

Rama kërcënon ministrat: Do të arrestohen nëse kapen me…

Ndjekësit e Edi Ramës në rrjetin social facebook, kanë përfituar nga arrestimi i tre specialistëve të Drejtorisë së Hetimit Tatimor Tiranë për “Korrupsion pasiv” dhe “Shpërdorim detyre”, për t’i kërkuar kryeministrit Rama të ndërrmarë veprime të ngjashme jo vetëm në administratë.

Në një debat me vetë kryeministrin në facebook, qytetarët i kanë kërkuar që në sitën e hetimit të jenë si Ministrat edhe Kryebashkiakët e PS-së.

“Zëre nga ata që ke në krah nga ministrat e tu kryebashkiakët e tu. Jo nga këta piskurriqet”, shkruan një nga komentuesit.

Kryeministri Rama në replikën e tij ka shkuar “pa doreza”, duke nënvizuar se në burg do futet kushdo që kapet në një aferë korruptive duke paralajmëruar qartë edhe ministrat apo kryebashkiakët e PS-së, siç thuhet në kërkesën e komentuesve.

“Po pse apo se kështu ke qejf zotrote! Këta u kapen këta u zune, kush kapet me atë e zëmë”,-i kthehet Rama komentuesit.

Debati në Facebook

Komentuesi: Zëre nga ata që ke në krah nga ministrat e tu kryebashkiakët e tu. Jo nga këta piskurriqet.

Edi Rama:Po pse apo se kështu ke qejf zotrote! Këta u kapen këta u zune, kush kapet me atë e zëmë.

Komentuesi: Zoti kryeministër. Në çdo hallk të administrates, në cdo pozicion pune që qarkullojnë vlera monetare ke të tillë njerëz. Punonjës të tatim taksave që me 1 vit ‘pune’ kanë vënë pasuri sa për gjithë jetën.

Edi Rama: Duhen pastruar me fshesën e bashkëqeverisjes me popullin! Sikur të gjithë të bënin atë që bëri zonja që i çoi në pranga këta të paudhe, do zhdukeshin brenda 24 orësh!

auto_Screenshot_11500826642

Share this...
Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInPin on PinterestShare on TumblrEmail this to someone

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *