Rama jep urdhër:  Të sekuestrohen pasuritë, makinat luksoze të grupeve kriminale të kanabisit

Rama jep urdhër: Të sekuestrohen pasuritë, makinat luksoze të grupeve kriminale të kanabisit

Kryeministri Edi Rama ka urdhëruar sot Policinë e Shtetit dhe të gjitha strukturat që janë duke bashkëvepruar me të për të luftuar kanabizimin e vendit, që të fillojnë goditjen e aseteve, pasurive, makinave luksoze, llogarive bankare, të rrjeteve dhe grupeve kriminale shqiptare brenda dhe jashtë vendit, që i kanë përfituar ato nga kultivimi dhe trafiku i kanabisit. Rama këmbënguli në sekuestrimin e automjeteve që “sfidojnë inteligjencën e çdo njeriu që ka sytë në ballë”, siç u shpreh ai.

Pas raportimit të ish-Zv.kryeministres teknike si kryetare e Task Force dhe të drejtuesve të Policisë, Rama mori fjalën dhe tha se pas fazës së parë të operacioni kundër drogës, pakësimit deri në 25 herë të kultivimit dhe trafikut të kanabisit, të nisë goditja e pasurive, makinave luksoze, llogarive bankare të çdokujt që nuk ka një burim të qartë të kësaj pasurie, që i bën karshillëk me jetesën e tij komunitetit të ndershëm që e fiton jetesën me punë.

NGA FJALA E RAMES:

Kultivimi i kanabisit është ulur me herë dhe ky rezultat spektakolar ka nxitur edhe përfshirjen e vetë BE-së me një fond mbështetjeje për zgjatjen me 1 muaj të kohës së fluturimeve për kontrollin e territorit. Ky është një sukses shumë i rëndësishëm por edhe një shembull shumë kuptimplotë sesa shumë mund të bëjë Policia e Shtetit dhe sa shumë mund të bëhet nëpërmjet bashkëveprimit të agjensive ligjzbatuese.

Pra, tani kjo qasje duhet çuar tek asetet kriminale.

Fakti që Policia nuk merret më me prerje bimësh, por me imponimin e ligjit është një mësim i madh entuziast dhe sukses në planin kombëtar që duhet parë vetëm si një hap, jo si e gjithë lufta që duhet të bëjmë për të hequr jo Shqipërinë nga harta e vendeve që kultivojnë dhe janë vende origjine të kanabisit, por një hap i parë për të kuptuar sesa shumë mund të bëhet në këtë drejtim.

Burimet financiare të konsiderueshme të krijuara, tek lidhjet e krijuara brenda dhe jashtë vendit nga rrjtet dhe grupet kriminale dhe goditja e shkatërrimi i tyre nuk mund të kuptohet pa goditjen e aseteve të tyre. Dhe kjo është pjesa e rëndësishme. Pra, çrrenjosja e kësaj fare të keqe nga territori i vendit nuk mund të konsiderohet i plotësuar.

Ndaj Policia, SHISH, Prokuroria e Përgjithshme, Drejtoria e Pastrimit të Parave, Doganat, tatimet të intensifikojnë veprimet për të organizuar në mënyrë profesionale të gjithë këtë burim informacioni për të intensifikuar përpjektet e përbashkëta edhe me partnerët për të gotur këto rrjete dhe organizata. Të kalojë në skaner të hollësishëm, pasuria e çdokujt që nuk ka një burim të qartë pasurie: çdo biznes çdo makinë luksi që i bën karshillëk të rinjve tanë që duan punën dhe komunitetit të ndershëm, me automjete që sfidojnë inteligjencën e çdo njeriu që ka sytë në ballë. Kjo është lehtësisht e verifikueshme.”

Share this...
Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInPin on PinterestShare on TumblrEmail this to someone

Comments

Ne i duam komentet

2 Comments

  1. August 30, 15:13 #1 Agim Dervishi

    Do te jete nje nga sfidat e kesaj Qeverie qe pershendetet nga pjesa derremuese e popullit se dhe nderkomtaret (nga pjesa e shendoshe e emigracionit) por te mos harror politikanet dhe ministra aktual dhe te larguar per te patur nje sestem te paster .Kjo duhet te luftohet nga. Rrenjet.Partia Socialiste gjithmone do te kete mbashtetje te fuqishme nga Emigrantet.Me Respekt A.D.

  2. August 30, 16:45 #2 Polici

    Pse nuk veproi keshtu policia bitin e kaluar. A, i duheshin euro per zgjedhjet. Prandaj kryeministri e ngtinte ne piedestal Sajen. Me batakci kryminister nuk kemi pare.

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *