Rama fton në Kongresin e PS-së Tony Blair dhe Fatos Nanon

Zbardhen detaje të reja në lidhje me Asamblenë Kombëtare të PS. Aktiviteti në Pallatin e Kongreseve të së shtunës pritet të përshëndetet nga ish-lideri laburist Tony Blair, ndërsa i ftuar është edhe një personazh tjetër historik i PS.

Bëhet fjalë për Fatos Nanon, i cili tashmë ka marrë një ftesë për të qenë prezent në Kongres. Pjesëmarrja e nesërme pritet të jetë 1500 vetë, të cilët përbëjnë edhe numrin e të zgjedhurve si delegatë. Ndërkohë, po nesër do të votohen edhe emrat e rinj të Asamblesë Kombëtare të PS.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *