Rama flet për incidentin me Blushin: Nuk qëllova me gotë por me armë!

Edi Rama ka kundërshtuar faktin se ka censurë në Partinë Socialiste. Në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut, kryeministri Rama është pyetur për censurën në Partinë Socialiste duke sjellë si fakt atë që ndodhi në Elbasan, ku deputetit Ben Blushi iu ndërpre fjala dhe nuk u la të flasë, ndërkohë që në mbledhjen e grupit të Partisë Socialiste, nervozizmi i kryetarit Rama bëri edhe të fluturojë një gotë me ujë.

“Nuk kam qëlluar me gotë me ujë, por kam qëlluar me armë”, tha Rama.

Por Rama ka thënë se në PS nuk ka censurë. Përsa i përket çështjes së deklaratave të bëra nga disa ministra e deputetë në Asamblenë Kombëtare, se zgjedhin Partinë para Shqipërisë, Rama e ka mohuar kategorikisht. “Nuk është e vërtetë. Asnjë deputet nuk ka thënë se do më shumë Partinë Socialiste se Shqipërinë”, ka thënë ai, duke mohuar njëkohësisht se fjalimet e deputetëve dhe ministrave në Asamble nuk janë prerë apo modifikuar nga PS.

Kryeministri Rama ka shpjeguar në Opinion edhe arsyen përse e ka shkelur statusin e Partisë Socialiste, duke mos bërë zgjedhje për kryetarin. Edhe pse ka përdorur ironinë duke thënë se nuk i ka lejuar zgjedhjet sepse është diktator, Rama është shprehur më tej se zgjedhjet nuk i ka mbajtur sepse Shqipëria ishte në krizë ekonomike dhe ai nuk kishte kohë ti përkushtohej një nisme të tillë brenda Partisë Socialiste.

Ndërkaq Rama e ka cilësuar protestën të liqeni dhe shoqërinë civile si një shoqëri të vdekur, të cilës ka kërkuar ti vendosë një kurorë me lule në varrin e saj. Këtë deklaratë Rama e ka dhënë në Opinion ndërsa është pyetur për protestën te liqeni.

Një nga pikat që është prekur në Opinion ka qenë edhe protesta e banorëve që shpronësohen nga ndërtimi i Bulevardit të Ri, kur kryeministri ka thënë se ai Bulevard paçka protestave do të ndërtohet dhe nuk do të ndalohet nga sjellja e dhunshme sipas tij e banorëve që u prishet shtëpia.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *