Rama e Meta takohen sërish para fillimit të seancës

Kryetari i Parlamentit Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama janë takuar paraditen e sotme pak para se të nisë seanca parlamentare ku pritet të hidhen për diskutim aktet nënligjore të Dekriminalizimit.

Mësohet se takimi është zhvilluar në kryesinë e Kuvendit dhe mes dy drejtuesve të maxhorancës është diskutuar qëndrimi lidhur me aktet nënligjore.

Mbrëmë u mësua se Maxhoranca dhe opozita kanë gjetur kompromision përfundimtar dhe pritet të miratojnë në senacën e ditës sotme të gjitha aktet nënligjore që do të mbështesin ligjin e dekriminalizimit i miratuar po me konsensus në muajin dhjetor. I pari që lajmëroi që seanca do të vijonte ditën e premte me këtë rend dite ishte kryetari i kuvendit Ilir Meta i cili zgjodhi momentin e largimit të shefes së politikës së jashtme nga parlamenti për të dhënë këtë mesazh pozitiv i cili erdhi fill pas apelit që Federica Mogherini i bëri politikës shqiptare për të pasur më shumë bisedim mes partive politike.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *