Rama dhe Basha reagojnë në rrjetet sociale për sulmet në Bruksel

Pas sulmeve terroriste që tronditën sot zemër e Europës, Brukselin, kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale duke u shprehur se Kontinenti i vjetër do ta fitojë luftën kundër ekstremizmit.

“Bombat që mbjellin vdekje për të pafajshmit në zemrën e Europës do ta ringrenë Europën për ta fituar në emër të lirisë këtë luftë të re!”, – shkruan Rama.

Edhe kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar në profilin e tij në “Facebook” për sulmet terroriste që ndodhën sot në mëngjes në Bruksel të Belgjikës.

“Aktet terroriste sot në kryeqytetin e Europës, morën dhjetëra jetë të pafajshme. Ato janë dëshmi e urrejtjes së verbër çnjerëzore e të pafe që ushqen dhe motivon terrorin. Ngushëllime familjeve që humbën të dashurit e tyre. Partia Demokratike solidarizohet me popullin dhe autoritetet belge dhe europiane në këto momente të vështira”, – shkruan Basha.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *