Rama del kundër Byrosë Kombëtare të Hetimit sipas rekomandimit të Komisionit të Venecias

Nga Sali Berisha

Te dashur miq, Edi Rama eshte tmerruar nga rekomandimi i Komisionit te Venecias, qe Byroja Kombetare e Hetimit nuk mund te jete ne varesi te Edvin Shullazit as dhe te Saje qorrit por vetem te prokurorise se pergjithshme ose si nje institucion i veçante, teresisht i pavarur, i ndertuar ne llojin e prokurorve te pavarur me ligj, buxhet dhe personel te veçante. Kane kaluar tre jave dhe me gjithe kerkesat insistuese te faktorit nderkombetar, qe Rama te shprehet per mbeshtetje te rekomandimeve te Venecias per BKH dhe reformen ne teresi, ai ka refuzuar ne menyre kategorike te beje nje gje te tille. Madje ai ka lene te kuptoje se PS nuk do mbeshtese kurre nje reforme qe pranon rekomandimin e Venecias per BKH.

Rama ka tmerr nga BKH sipas Venecias, pasi e di qe ajo menjehere do nise hetimin per sarajet e Surrelit, pallatin ne paje pa asnje fature tatimore ndertimore apo bankare, per mega aferen e ÇEZ prej se paku 620 milione euro dhe per mbi 360 milione euro te vjedhura e shperdoruara me Beqen, simoter Nushin, vella Olsin, etj.
Ne nje perpjekje in ekstremis, para se te deshtoje reformen, Rama ka derguar dje, per te negociuar me Komisionin e Venecias, ndryshimin e rekomandimeve te tij per BKH, si kusht sine qua non qe qeveria te mbeshtesi reformen e drejtesise.

I bej thirrje opozites, qe te kushtezoje çdo qendrim ndaj reformes ne sistemin e drejtesise me miratimin brenda dy javeve te amendamenteve kushtetuese dhe ligjit per BKH, duke i ofruar shumices te zgjedhe midis variantit te varesise se BKH nga prokuroria e pergjithshme ose ngritjen e saj si nje institucion kushtetues krejtesisht te pavarur e jashte çdo ndikimi politik!

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *