Rama bën kongres me furça për veten

Partnerët ndërkombëtarë të Ramës kanë dhënë mesazhin e tyre në Kongresin e Partisë Socialiste.

Por ajo që vihet re në fjalimet e tyre janë lavdërimet pa kufi për Ramën dhe qeverisjen e tij.

Hanes Svoboda: Përgëzimet e mia pë Edi Ramën, lideri vizionar. Po përmbush axhendën europiane. Rama ka një dimension të ri, po bashkon rajonin.

Ish kryeministri Gusenbauer: Kam besim në lidershipin e Edi Ramës. E ka treguar se është kryeminister i zoti. Ka personalitet, kurajoz dhe i përkushtuar.

Toni Blair, ish kryeministri Britanik: Lidershipi i Edi Ramës po i jep Shqipërisë një shtysë të rëndësishme. Vendi po bën progres hap pas hapi. Duam të shohim Shqipërinë në BE dhe nuk kam asnjë dyshim.

Presidenti i Partive Socialiste Europiane, Stanishev: PS me rrënjë të thella

PS, parti e fortë me rrënjë të thella, fituat mbi regjimin autoritar të Sali Berishës. Dy vite më parë fituat, ju çuat mesazhin se cili ishte drejtimi duhur për Shqipërinë. Sot është dukshme se po e ruani drejtimin e duhur për Shqipërinë. Prova më e madhe për çdo parti është pushteti, nëse mbani premtimet, ruani vlerat dhe bëni për qytetarët tuaj. Ju arritët të kryeni shumë reforma të rëndësishme, duke ofruar institucione më të mira dhe funksionale dhe bëtë edhe diçka me rëndë, ju hoqët dorë nga shumë qasje të së kaluarës duke vendosur institucione moderne për Shqipërinë.

Besoj se ky vit me rëndësi për reformat dhe sistemin gjyqësor pasi është me rëndësi për të ardhmen evropiane. Ky vit, një fillim i vërtetë për negociatat për anëtarësim në BE. Familja socialiste në Evropë gjithmonë ka këmbëngulur se duhet të vazhdojmë procesin e zgjerimit me Ballkanin Perëndimor.

Kjo është një politikë e bindshme e social demokracisë evropiane. Vitin e kaluar një fitore bindëse, sot slogani i Kongresit është diçka që lidhet me të ardhmen, ‘Të punosh për brezat e ardhshëm të Shqipërisë’. Në shumë kongrese ka shumë debate, dhe jemi kritikë me veten, pro e rëndësishme të kujtojmë se kemi punë për të bërë. Pas kongresit do të realizoni edhe më shumë. Lavdëroj Edi Ramën për çdo gjë që ka bërë për të sjellë dinamika të reja në parti por edhe për rolin që ka marrë në rajon.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *