Rama – Ajala: Tani fillon një epokë e re për Shqipërinë

Rama – Ajala: Tani fillon një epokë e re për Shqipërinë

Kryetari i Parisë Socialiste Edi Rama së bashku me sekretarin e Internacionales Socialiste Evropiane Luis Ajala kanë dalë përpara mediave për të folur për rezultatin e deritanishëm të zgjedhjeve.

Sipas Ajalës, ky është një moment i madh për Shqipërinë, Partinë Socialiste dhe familjen socialiste në përgjithësi, ndërsa Rama nga ana e tij ka shtuar se po marrin përgëzime nga miq dhe partnerë ndërkombëtarë. “Ky është momenti për të falënderuar për praninë e tij në këtë fund të rrugës sonë drejt fitores sekretarin e përgjithshëm të Internacionales Socialiste, Luis Ajala”, – tha Rama.

Ndërsa Luis Ajala ka shtuar se uron shtetasit shqiptarë për mënyrën e përgjegjshme se si realizuan këtë proces zgjedhor. “Do të doja t’i dërgoja ngushëllime familjes socialiste që vuajti nga incidenti i ditës së diel. Këto ishin zgjedhje, të cilat i mblodhën njerëzit me vendosmëri për të përcaktuar një rrugë të re për vendin.

Ky është një lajm i shkëlqyer për Shqipërinë, për Evropën, për të tërë familjen tonë socialiste që unë përfaqësoj dhe ku zoti Rama është zëvendëspresident. Ashtu siç i drejtohen urimet e mia të thella, ia drejtoj këto urime edhe zotit Ilir Meta dhe LSI-së.

Më thonë se Edi dhe Iliri së bashku do të krijojnë një vizion dhe një të ardhme së bashku. Unë pashë në zgjedhje një jetë shumë të qetë, një normalitet dhe kjo është ajo çka duhet të jetë, një demokraci shumë normale për vendin.

Tani jemi përpara krijimit të një momenti ku institucionet të ecin përpara. Ajo që presim, orët në vijim, ata që janë në krye të institucioneve. Autoritet të dalin dhe të njohin rezultatin, nga zgjedhjet e lira dhe të ndershme të mbajtura”, – është shprehur Ajala.

Ndërkohë, kryesocialisti Rama bëri thirrje për përfundimin një orë e më parë të procesit të numërimit të votave. “Ne vazhdojmë të presim qetësisht, në respekt të etikës sonë demokratike dhe evropiane që kundërshtari të pranojë humbjen dhe të bashkohet me fitoren e madhe të Shqipërisë.

Në një palë zgjedhje që, sikundër e kam përsëritur më parë, përbënin një takim të historisë së Shqipërisë dhe shqiptarëve me historinë në të njëjtën përmasë si ato të vitit 1992.

Arsyeja pse rezultati është përtej të gjitha parashikimeve lidhet me faktin e thjeshtë se populli shqiptar ka marrë një vendim solemn për të mbyllur një epokë dhe për të hapur një tjetër.

Ka kohë për fjalimin e fitores. Kjo është koha për të bashkëpunuar, që procesi të përfundojë një orë e më parë dhe për këtë bëj thirrje që skuadrat e numëruesve të skuadrës që ka humbur të vazhdojnë të bëjnë detyrën, në mënyrë që Shqipëria të fillojë nga puna.

Sot çdo shqiptar që ka votuar në 23 qershor për cilëndo forcë politike duhet të ndihet krenar se e bëri krenare Shqipërinë në sytë e botës, nga këto zgjedhje ka fituar Shqipëria”, – është shprehur Rama.

Share this...
Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInPin on PinterestShare on TumblrEmail this to someone

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *