Rakip Suli: Të ngrihet komision hetimor për pasurinë time dhe të Lulzim Bashës

Deputeti, Rakip Suli, ka kërkuar ngritjen e një komisioni hetimor për të hetuar pasurinë e tij dhe të kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, në lidhje me mënyrën sesi i kanë vënë pasuritë.

Sipas Sulit, Basha është ende një person mbi të cilin rëndojnë akuza për vjedhjen 200 milion eurove ndërkohë që vetë ka vënë pasuri e cila nuk justifikohet në asnjë formë me të ardhurat që ai ka marrë.

“I kërkoj Berishës ta thërrasë Bashën në zyrën e tij, dhe ta bindë që të jetë object I komisionit hetimor. Le të shkojnë mediat në të dy shtëpitë timen dhe Bashës dhe të shohim sesi janë vënë pasuritë. Unë s’kam marrë asnjë euro nga fondet publike kurse zoti Basha ka pasuri të vëna duke vjedhur haptazi fondet publike dhe jo pak por 200 milion euro”, pohoi Suli.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *