‘Qeveria Rama 2’! Dalin emrat e ministrave të rinj, ndryshimet në ekzekutiv

‘Qeveria Rama 2’! Dalin emrat e ministrave të rinj, ndryshimet në ekzekutiv

Pikërisht të dielën e javës që vjen, me 27 gusht, PS do të mbledhë Asamblenë e Përgjithshme në orën 10:00 në ambientet e 15- kateshit.

Burime te besuara tregojnë se Edi Rama e ka hartuar strukturën e qeverisë së re dhe emrat e ministrave. Zv/kryeministër do të vazhdojë mbajë Niko Peleshin.Si kryetar Kuvendi nuk lëviz nga premti i tij, zoti Rama, dhe do të zgjedhë Gramoz Ruçin. Në Asamble do të bëhet një analizë e përgjithshme e zgjedhjeve dhe rezultatit të tyre në 25 qershor ku do të ndalet edhe te ata koordinatorë qarqesh që sollën rezultatin më të ulët për PS-në krahasuar me të tjerët. Gjithashtu, vëmendje të madhe do marrë edhe krijimi i qeverisë së re. Kryeministri Edi Rama caktoi 5 grupesh pune, të cilët kanë hartuar raporte specifike për mbledhjen e Asamblesë Kombëtare Socialiste.

Krerët e grupeve kishin përgjegjësi të bënin nga një raport të aktivitetit të deputetëve në parlament dhe në zonën e përfaqësimit. 5 drejtuesit e grupeve që do i referojnë Ramës raportet, janë: Gramoz Ruçi, Milva Ekonomi, Niko Peleshi, Arben Ahmetaj dhe Fatmir Xhafaj. Mbi bazën e këtyre raporteve do të ketë vendime të rëndësishme lidhur me strukturimin e qeverisë së re, ministrive dhe fushave të tyre të përgjegjësisë, raporton neësbomb.al. Pjesë e kësaj asambleje do të jenë edhe deputetët e rinj të zgjedhur në zgjedhjet e 25 qershorit.

Deputetët e rinj të kësaj legjislature e kanë marrë tashmë ftesën për të qenë në orën 10:00 te “Hotel Tirana” aty ku do të vendoset fati i qeverisë në 4 vitet e ardhshme.Mësohet se inspektoriatet do ti përmbysë kryekëput dhe do ti menaxhojë në një mënyrë më efikase.

Po kështu ministrisë së Financave do ti bashkangjisë ministrinë e Ekonomisë. Ministër do jetë prapë Arben Ahmetaj, te i cili ka shumë besim dhe garanci. Ministria e Kulturës shkrihet duke kaluar në varësinë e ministrisë së Arsimit e ku emri i ministres mësohet se do jetë jo i Elisa Spiropalit, por i Mimi Kodhelit.Ministrinë e Integrimit nuk do ta bashkëngjisë me ministrinë e Jashtme, siç edhe u fol, pasi do të emërojë një nga emrat e besuar dhe me integritet si Milena Harito.

Ja emrat për ministra:

Ministër i Mbrojtjes : Saimir Tahiri
Ministër i Punëve të Brendshme: Fatmir Xhafa
Ministër i Punëve të Jashtme: Ditmir Bushati
Ministre e Integrimit: Milena Harito
Ministër i Financave dhe Ekonomisë: Arben Ahmetaj
Ministër i Transportëve: Taulant Balla
Ministër i Energjitikës: Damian Gjiknuri
Ministre e Arsimit dhe Kulturës: Mimi Kodheli
Ministre e Shendetsisë: Ogerta Manastirliu
Ministër i Mjedisit dhe Turizmit: Blendi Klosi
Ministër i Drejtësisë: Vasilika Hysi
Ministër i Bujqësisë: Erion Braçe
Ministre e Mirëqënies Sociale: Olta Xhaçka
Ministre Shteti: Elisa Spiropali /360grade.al/

Comments

Ne i duam komentet

1 Comment

  1. August 13, 09:13 #1 Titi

    Lista duhwt te kete profesioniste.
    Mendoj dhe gjykoj sepervec vasilika hysi e cila eshte nje profesoresh e shkelqyre te tjeret asnje seshte i dejnte per detyrat.
    Shteti don intelektual prefesionista ikona qe te con kombin perpara..dhe jo keto emra qe sherben per te rritur pasurin e tyre

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *