Qeveria projektligj kundër portaleve. Ashpërsohen gjobat për këdo që fyen

Fryma turke e ndëshkimit masiv të mediave duket se po fryn dhe në Shqipëri. Kohët e fundit qeveria “Rama” është kthyer në tabelë qitje nga shumë portale mediatike, ku individë apo persona të ndryshëm shprehin kritika dhe pakënaqësi ndaj ministrave apo dhe vetë kryeministrit. Aktualisht, qytetarët janë të lirë që të komentojnë dhe të shprehin mendimin e tyre, por nuk do të jetë më kështu.

Qeveria shqiptare ka përfunduar hartimin e ndryshimeve në ligjin për mediat online, i cili do u mbyllë gojën gjithë portaleve, njësoj siç ndodhi me gazetën turke “Zaman”. Pasi të miratohet ligji askush nuk do mund të bëjë kritika të forta, të ofendojë, apo fyejë përmes mediave në internet pasi do të ketë masa të ashpra. Ndryshimet ligjore janë prezantuar dje nga ministrja e Inovacionit, Milena Harito, e cila ka treguar dhe masat ndëshkimore që do të aplikohen.

“Çdo person që ndihet i fyer për arsye raciste, ksenofobie, pornografia kundrejt fëmijëve, të mund të raportohen nga personat në çdo portal”, deklaroi ministrja e Inovacionit, Milena Harito. Ligji detyron portalet të krijojnë një sektor të posaçëm në faqet e tyre, ku qytetarët të raportojnë këto ankesa personale për fyerje ndaj tyre. Portalet më pas do të jenë të detyruara t’i raportojnë këto në organet e posaçme ligjzbatuese.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *