Qeveria e re mori 78 vota, ja 8 deputetët e PD-së që munguan

Qeveria e re mori 78 vota, ja 8 deputetët e PD-së që munguan

Pas një seance maratonë, me debate e replika të forta, Kuvendi i Shqipërisë ka votuar programin e qeverisë “Rama II” dhe njëherësh edhe kabinetin e ri qeveritar.
Me një votim te vetem, per programin dhe qeverine, Kuvendi vulosi konstituimin e Qeverise se re, me 78 vota pro dhe 51 kundër.

Votimi u bë pak para orës 7.00 të mëngjesit të sotëm, ndërkohë që seanca e diskutimeve nisi që dje në orën 09:00 të mëngjesit. Votat pro qeverise i kane dhene 74 deputetet e PS. Nderkohe qe tre vota pro erdhen nga deputetet e PDIU-se ne Kuvend dhe nje vote tjeter pro Rames dhe programit te tij ka qene e deputetit Tom Doshi, i cili qe ne krye te heres nuk e fshehu se vota e tij do te ishte per Ramen, shkruan panorama.

U deshen gati 24 orë debat, fjalime nga deputete, opozitare e jo, dhe prezantime ministrash qe me pas programi te kalonte ne votim. Rama tashme e ka edhe voten e shumices per programin qe do te zbatoje per 4 vitet e mandatit te tij te dyte ne qeverisjen e shqiptareve. Sic duket edhe nga tabulati i fletes se votimit, rezulton se 8 deputete te PD-se dhe tre te LSI-se nuk kane marre pjese ne votim.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *