Protesta e artistëve, këshilltari i PD: Ramës dhe Veliajt nuk u intereson Teatri

Protesta e artistëve, këshilltari i PD: Ramës dhe Veliajt nuk u intereson Teatri

Aktorët kanë protestuar sërish sot në ambientet e Teatrit Kombëtar. Protestës së tyre ju bashkëngjitën sot edhe këshilltarët bashkiakë të PD-së dhe LSI-së.

Në emër të PD-së, Kreshnik Çollaku u shpreh se “kjo nuk është betejë për Teatrin, por për qytetin.

Rrafshimi i teatrit ‘vdes’ qytetin.

Edi Rama dhe Erion Veliaj janë të vendosur në rrugën e tyre për shembjen e Teatrit. Atyre nuk ju intereson Teatri dhe aktorët. Interesi i tyre është trualli i tij, kullat që do ndërtohen, pastrimi i parave.

Justifikohen se nuk kanë fonde. Por a ju kujtohet se pak muaj më parë bashkia e Tiranës harxhoi 2 milionë euro për shkuljen e palmave dhe mbjelljen e pishave, të cilat edhe ato janë tharë.

Në raportin e DASH, trafiku i drogës evidentohet si problemi më i madh. Ndaj gjithë ato para, nuk kanë mundësi më të mirë për tu pastruar, se sa kullat në mes të qytetit”.