Prokuroria kërkon seancë me dyer të mbyllura: Kemi prova sekrete për Tahirin

Prokuroria kërkon seancë me dyer të mbyllura: Kemi prova sekrete për Tahirin

Përfaqësuesi i Prokurorisë në Mbledhjen e këshillit të Rregullores dhe mandateve, Besim Hajdarmataj, i cili është dhe prokurori që firmosi kërkesën për arrestimin e Saimir Tahirit, ka kërkuar që mbledhej të zhvillohet me dyer të byllura.

Sipas Hajdarmatajt, kjo kërkesë lidhet me dokumentacionin sekret që prokuroria disponon lidhur me implikimin e Saimit Tahirit në trafikun e drogës.

‘Ne tashmë kemi paraqitur një kërkesë në lidhje me arrestimin e deputetit Tahiri. Paraprakisht duke ju referuar dispozitave kushtetuese nenit 73. Duke qenë se ne disponojmë çdo dokumentacion, që ëhstë sekret, i kërkojmë komisionit që kjo seancë të zhvillohet me dyer të mbyllura’.

Share this...
Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInPin on PinterestShare on TumblrEmail this to someone