Princi Leka i përgjigjet Ramës: Bashkimi Kombëtar ndodh vetëm nën kurorën mbretërore

Princi Leka i përgjigjet Ramës: Bashkimi Kombëtar ndodh vetëm nën kurorën mbretërore

Princi Leka i është përgjigjur propozimit të djeshëm të Kryeministrit Edi Rama në Prishtinë, për nevojën e pasjes së një Presidenti të përbashkët mes dy shteteve përmes një thirrje për bashkim kombëtar me anë të “Kurorës Mbretërore”.

Princi Leka ka shkruar në rrjetin social se bashkimi mes Shqipërisë e Kosovës duhet kryer përmes mbretërisë, një gjest që do të bashkonte dy shtetet e të njëjtit komb.

“Bashkimi Kombëtar ka qënë, është dhe do të jetë ëndrra dhe përpjekja e Familjes Mbretërore brez pas brezi, madje edhe kur nuk guxonte askush tjetër ta artikulonte! Realizimi arrihet me Kurorën Mbretërore në dy shtete si simbol i këtij uniteti. Kjo do të ishte logjika e stabilitetit real, traditës dhe prosperitetit të vërtetë, sic e sygjerojnë shembujt e padiskutueshëm të suksesit në vendet më të zhvilluara perëndimore” shkruan Princi Leka.

Kujtojmë se dje Rama tha se Kosova dhe Shqipëria nuk duhet të kenë veçse një politikë të jashtme por edhe një “ President, si simbol të unitetit kombëtar dhe një politikë kombëtare të sigurisë”.

Opozita shqiptare nga ana tjetër përmes Edi Palokës e ka cilësuar deklaratën e Ramës si një shprehi bombastike që në fakt i sjell më shumë dëm vendeve sesa të mirë./Gazeta Express