Prapë merret me kazanin. Kritikon dhe titrat e lajmeve

Prapë merret me kazanin. Kritikon dhe titrat e lajmeve

Duke folur nga Rrësheni Rama tha se media merret më shumë me ngjarje të parëndësishme, duke harruar, sipas tij, misionin që ajo ka.

Edhe pse shumë herë shprehet se nuk shikon televizion, Rama u shpreh se mediat e mbushin hapësirën e tyre me lajme si “fugoni shtyp për vdekje gjyshen, gjysha shpëtoi për qime te perit”.

“Nipi 10 vjeç i dha pensionin gjyshit për 10 ditë, se fëmijë që kanë nevojë për asistencë të veçantë, se nuk dalin të gjithë te Ardit Gjebrea se shumë nga ata që rrinë e shofin Ardit Gjebrean, sa shume e shofin çdo te diele, kujtojnë se e vetmja zgjidhje është ajo që u bë për ata të dy, por nga ato zgjidhje ne bëjmë çdo javë dhe e para nuk i themi dot njerëzve hajdeni nga Përmeti e Kukësi t’ju nxjerrim në tv, apo edhe se mediat nuk shkojnë në këto lloj ngjarjesh, se media e ka më kollaj ta mbushi hapësirën me këto lajme, fugoni shtyp për vdekje gjyshen gjysha shpëtoi për qime te perit, edhe qimen e perit s’e kisha dëgjuar ndonjëherë, apo një të moshuare i ra në kokë tulla nga tarraca e fqinjit, kazan, ashtu mendojnë se bëjnë mire…”, – tha Rama.