PO NDODH: Rama tek zyra e Voltanës në Shkodër. Qytetarët në protestë.

Ka mbi një orë Edi Rama në zyrën e kryetares së Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi. Ende në këto çaste mësohet se kryeministri vazhdon të jetë në zyrën e demokrates Ademi, ndërkohë që jashtë bashkisë janë mbledhur dhjetra qytetarë të revoltuar, të cilët janë të shqetësuar se po u prishen shtëpitë për të ndërtuar stadiumin, por , si tek Treni në Tiranë, çmimet e shpronësimeve janë qesharake.

Mësohet nga burimet e civitas.al se në këto çaste protestuesit janë duke sharë që të dy, si Ramën ashtu edhe Ademin e duke i akuzuar për pazare në  kurriz të tyre.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *