Po instalohet diktaturë! Flamur Noka flet për arrestimin e Kreshnik Spahiut

Deputeti demokrat Flamur Noka ka reaguar sot për arrestimin e kreut të Aleancës Kuq e Zi Kreshnik Spahiu.

Në një deklaratë para komisariatit të policisë ku mbahet i ndaluar Spahiu, Noka tha se është e papranueshme që të arrestohet në zyrën e tij kryetari i një partie politike vetëm sepse bëri një protestë.

“Sot ra një kambanë alarmi që shteti ligjor ka rënë, ky shtet po përpëlitet, të arrestosh kreun e e një partie për një protestë, do të thotë se shteti ligjor nuk ekziston. Me tentativën për të kthyer diktaturën, qeveria është në panik, në ditët e saj të fundit. Nuk ka vend në botë të arrestohet kreu e një partie si një kriminel e vrasës. Arrestohen qytetarë të lirë, personalitete, ndërkohë që trafikantë dhe vrasës hanë e pinë me qeveritarët dhe bredhin lirshëm. Asnjë kriminel në pranga. Arrestimi për motive të pastra politike, kjo është çmenduri. U arrestua se ka zhvilluar një protestë para velinës së Edi Ramës”, tha Noka.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *