Pjerin Ndreu: Visho Ajazi ka përgjuar Ramën me Metën

Deputeti i Partisë Socialiste, njëherazi anëtar i komisionit parlamentar të Sigurisë Kombëtare, Pjerin Ndreu, u shpreh gjatë emisionit “45 minuta” në Report TV, se kreu i SHISH, Visho Ajazi ka përgjuar telefonatën e kryeministrit Edi Rama me kryetarin e Kuvendit Ilir Meta. Ai tha se përgjigjet u gjetën pak muaj më parë, ndërsa kreu i SHISH u justifikua se përgjimi i Ramës dhe Metës ishte periferik, pasi në hetim ishte një i inkriminuar.

“Çfarë gjetëm në SHISH? Gjetëm përgjime që nga Kryeministri, Kryetari i Parlamentit e të gjithë. Na u tha se përgjigjet kanë dalë indirekt, gjatë përgjimeve ndaj një të inkriminuari. Por në fakt na rezultoi se përgjimi ishte mes Kryeministrit dhe Kryetarit të Parlamentit“, tha Ndreu.

Deputeti socialist se ka komisioni i Sigurisë ka bërë një raport të detajuar për këtë, por puna ka ngecur. “Ne kemi bërë raportin tonë dhe kjo është puna jonë. Dhe kjo mbeti me kaq“, theksoi ai.

Lidhur me ngjarjen e pazbardhur të vrasjes së bankerit Artan Santo, deputeti i PS, Pjerin Ndreu tha se Policia e di vrasësin, por është e vështirë gjetja e provave.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *