Pensionisti përmetar Bashës: Ku do i gjesh paratë për pensionet tona? Ja përgjigja e tij

Pensionisti përmetar Bashës: Ku do i gjesh paratë për pensionet tona? Ja përgjigja e tij

Lulzim Basha e ka nisur ditën sot me ecje dhe takime në 8 të mëngjesit në Përmet, duke përshëndetur e bashkëbiseduar me qytetarë.

Dy të moshuar i thanë Basha që e pëlqejnë projektin e tij për rritjen e pensioneve, por e pyeten se ku do ti gjejë paratë.

Basha u shpjegoi se paratë janë, ato nuk do të çohen dëm për palma, pllaka, e fasada.

Basha u tha se plani i tij ekonomik parashikon një sërë masash, që do të ndezin motorin e ekonomisë dhe do ta vënë vendin në punë.

Ndërkohë që prioritet i qeverisë së Republikës së Re do të jenë njerëzit, nevojat e kërkesat e tyre, dhe jo shpenzimet e miliardave për teka, për zbukurime, apo për një grusht njerëzish afër kryeministrit.

Plani i Bashës parashikon që në krye të 4 viteve, pensioni minimal të jetë 250 mijë lekë në muaj, ndërkohë që rritja e tyre do nisë brenda vitit.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *