PD: Qëllohet me armë shtëpia e kandidatit demokrat në Peqin

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka denoncuar sot sulmin që i është bërë ish-kandidatit për zgjedhjet lokale 2015, të PD-së në Peqin, Albert Kreçi.

Deputeti u shpreh se ngjarja ka ndodhur para dy ditësh, në Pajovë ku është goditur me kallashnikov shtëpia e ish-kandidatit për kryetar bashkie të Peqinit, Albert Kreci.

“Goditja duket se është bërë per arsye politike nga falanga të krimit që sot janë afër Edi Ramës dhe që kërkojnë me dhunë të kontrollojnë zona të cilat i quajnë të tyret, sipas ndarjes influente mafioze që i ka dhënë kapobanda në krye të qeverisë”, u shpreh Boçi.

Deputeti demokrat shprehet se vetëm pas kallëzimit të familjarëve, policia formalisht ka pranuar ngjarjen pas fakteve të pakundërshtueshme, por nuk ka ndërmarrë asnjë aksion për të gjetur autorët.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *