PD padit Veliajn për parkingun nëntokësor tek parku Rinia

Partia Demokratike dorëzoi sot në Prokurori një kallëzim penal ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, për“Shpërdorim detyre”, “Mosmarrje e masave për të ndërprerë gjendjen e paligjshme”,“Shkelje e barazisë në tenderë apo ankande publike” lidhur me dhënien me koncesion të parkingut nëntokësor tek parku Rinia.

Kreu i këshilltarëve të djathtë në Bashki, Leonard Olli, tha se Veliaj e ka kthyer paligjshmërinë në normë.

“Ka mungesë totale të transparencës dhe informacionit të të vepruarit në një bunkerizim të plotë të Bashkisë së Tiranës. Sikundër jeni edhe ju në dijeni pavarësisht kërkesave të vijueshme me shkrim Veliaj në mënyrë permanente refuzon të përgjigjet dhe të përmbushë një detyrim minimal ligjor sikundër është ai për pushtetin vendor, për të njoftuar këshilltarët në çdo kohë për gjithçka. Më lejoni t’u kujtoj që në datën 20 tetor në emër të këshilltarëve i kemi kërkuar Veliaj transparencë dhe informacion mbi të famshmin Master – Plan, paligjshmëria e të cilit po shfaqet sot tek ndërtimi i paligjshëm tek Liqeni Artificial. Për më tepër, i trembur nga bëmat e tij dhe në pamundësi për t’u ballafaquar me publikun e me shqiptarët, ata që e kanë votuar, dhe me anëtarët e Këshillit Bashkiak, prej më shumë se 2 muajsh shmang mbledhjen e KB, kur ju e dini shumë që është detyrim ligjor që të paktën Këshilli Bashkiak thirret një herë në muaj”, tha Olli.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *