PD: Mjerimi i Ramës me manipulimin e videos, shenjë e krizës së thellë

Partia Demokratike ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se tentoi dje të manipulonte opinionin publik, duke sajuar në mënyrë banale një fabul me një video nga takimi i Bashës me banorët e Klosit. Sipas zëdhënëses Ina Zhupa, çdo cep të vendit, ka protestë ndaj Edi Ramës.”

Varfëria që ka sjellë, vjedhjet dhe abuzimet e tij, kanë shkaktuar revoltë dhe kudo njerëzit shprehen kundër tij. Siç ndodhi në Klos. Dhe ju mund ta shihni dhe dëgjoni fare mirë nga kjo video se qytetari është shprehur: “Zgjedhje të parakohshme, zgjedhje të parakohshme, Lul Basha kryeministër!” Përpjekja e Edi Ramës për të manipuluar opinionin, me anë të laboratorëve të tij mediatike, është shenjë e qartë e krizës ku ai ndodhet. Edi Rama jo vetëm ka humbur besimin e qytetarëve, por dukshëm ai nuk honepset më as nga partia e tij.

Kjo është arsyeja pse Edi Rama nuk shfaqet në asnjë ambient publik, në asnjë rrugë, në asnjë takim me qytetarët. Sepse do të ballafaqohej me revoltën dhe pakënaqësinë e tyre. Në ndryshim nga kjo, Basha është i pranishëm në çdo ambient ku gjenden qytetarët, në çdo cep të vendit. Takimet e Ramës janë në salla të mbyllura, me njerëz që kanë kaluar në 10 filtra e kontrolle, me brohoritës të bindur. Manipulimet e mjera mediatike, tregojnë degjenerimin dhe fundin e tij të afërt”, tha zëdhënësja e PD-së.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *