PD marrëveshje me PS për Reformën në Drejtësi, drejt miratimit

Pas negociatave dhe debateve të shumta duket se procesi i Reformës në Drejtësi tashmë kanë marrë një zgjidhje.
Ndërkombëtarët gjetën një kompromis duke ofruar ndërmjetësimin e ekspertëve të huaj për aplikimin e amendamenteve të Komisionit të Venecias në këtë reformë.

Marrëveshja u arrit sot në drekë pas bisedimeve që kanë zgjatur tre orë. Palët në negociata kanë qenë ambasadori Donald Lu, si dhe drejtuesit e komisionit për reformën, socialisti Fatmir Xhafaj dhe demokrati Eduard Halimi.

Sipas burimeve, palët kanë rënë dakord që dialogu politik, i kërkuar prej opozitës që të zhvillohet në nivelin e komisionit për reformën.

Ky dialog nis të mërkurën në orën 10, në kryesinë e Kuvendit dhe do të zgjasë dy ditë. Gjatë kësaj kohe, palët do të përpiqen të arrijnë kompromis për çështjet që ka lënë të hapura Opinioni Final i Komisionit të Venecias.

Pas kësaj, palët kanë rënë dakord që çështjet e mbetura pezull të marrin zgjidhje nga propozimet e ekspertëve. Ata do të jenë përfaqësues europianë dhe amerikanë, përkatësisht nga zyrat e drejtësisë të misioneve EURALIUS dhe OPDAT.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *