PD: Ja dhjetë pikat ku nuk jemi dakord me Reformën në Drejtësi

Deputeti i PD-së Halimi shpalosi para Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi pikat që opozita kundërshton në draft-reformën aktuale.

Halimi tha se opozita nuk kushtëzon reformën vetëm me shumicën e miratimit, madje ai shtoi se as 2/3 dhe as 3/5 nuk kanë rëndësi për Partinë Demokratike, por janë arsye krejt të tjera.

– Demokratët nuk janë dakort me ngritjen, ekzistencën dhe përbërjen e Këshillit të Emërimit.

– Opozita kundërshton skemën institucionale dhe procesin e emërimit të funksionarëve në sistemin e drejtësisë si shumë të komplikuar që nuk kontrollon balancat dhe nuk garanton as pavarësinë.

– PD kundërshton edhe strukturën e Gjykatësë së Lartë, që ndahet në dy të tilla, ajo për çështjet civile dhe penale dhe tjetra ajo Administrative. Partia Demokratike thotë se struktura e Gjykatës së Lartë nuk u takon ekspertëve, por politikës. Lidhur me këtë institucion, opozita kundërshton edhe emërimin e gjyqtarëve nga jashtë sistemit, që e konsideron si një çështje që mund të shfrytëzohet politikisht.

– Partia Demokratike nuk është dakort me ndërprerjen e mandateve për organet kushtetuese.

– PD mbështet procesin e vlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, i ashtuquajturi veting, por kundërshton strukturën dhe mohomin e ankimimit për gjyqtarët dhe prokurorët.

– Opozita ka rezerva edhe mbi procesin e emërimit dhe funksionet e Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë, ku procesin e zgjedhjes me 3/5 për një mandat 9-vjeçar të Inspektorit të Lartë e politizon këtë institucion dhe e vendos në varësi të maxhorancës.

– PD kundërshton përbërjen e Tribunalit Disiplinor. Opozita thotë se pavarësisht se reflekton konstatimet e opinionit të ndërmjetëm, por anëtarët janë në kushtet e konfliktit të interesit dhe këtë PD e sheh më shumë si mundësi për korporatizimin e sistemit sesa për kapjen e tij politike. Opozita thotë lë shteg për abuzimin.

– Partia Demokratike nuk është dakort me formulën e emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

– PD kundërshton përfshirjen në sistem si prokurorë dhe gjyqtarë të individëve që nuk kanë përfunduar shkollën e Magjistraturës. “Duhet të ketë zero hyrje jashtë Magjistraturës”, thonë demokratët.

– Opozita nuk është dakort me mënyrën e zgjedhjes së pesë anëtarëve të politikës në Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe në Këshillin e Lartë Gjyqësor.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *