PD: Deputeti Rakipi të heqë dorë nga mandati dhe të dalë para drejtësisë

PD: Deputeti Rakipi të heqë dorë nga mandati dhe të dalë para drejtësisë

Partia Demokratike iu rikthye edhe njëherë aksidentit të ndodhur disa ditë më parë ku protagonist u bë deputeti i PDIU-së, Aqif Rakipi.
Përmes një deklarate për shtyp PD thotë se në aksidentin ku humbi jetën Seit Sorra, deputeti Rakipi u largua nga vendi i ngjarjes dhe minimumi duhet të dënohet me 1 vit burg.

Ndërsa i bën thirrje që të heqë dorë nga mandati i deputeti dhe t’i dorëzohet drejtësisë.

Reagimi

U bë një javë që deputeti mik i Edi Ramës, Aqif Rakipi, ka ikur nga vendi i ngjarjes ku aksidentoi për vdekje qytetarin Seit Sorra, dhe asnjë masë nuk është marrë ndaj tij.

Sipas nenit 273 të Kodit Penal, Aqif Rakipi ka kryer vepër penale me largimin nga vendi i ngjarjes, që dënohet deri në 1 vit burg.

Mirëpo prokuroria ende nuk ka hedhur asnjë hap drejt kësaj çështjeje, dhe deputeti Rakipi po shijon favoret dhe paprekshmerinë qe ia jep lidhja me Edi Ramën.

Partia Demokratike i bën thirrje deputetit të heqë dorë nga mandati dhe të shkojë para drejtësisë si qytetar i thjeshtë e të mbajë përgjegjësi para ligjit.

Partia Demokratike i bën thirrje Edi Ramës të tërheqë mbrojtjen speciale qe i jep mikut te tij, e të lejojë hetim të plotë e te pandikuar të ngjarjes. Këto jane rastet kur shihet nëse drejtësia funksionon për të gjithë njësoj, apo për miqtë e kryeministrit ka favorizime dhe paprekshmëri.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *