Patozi: Çmenduria e Ramës, nuk largohet as kur humbet dhe as kur fiton

Deputeti i Partisë Demokratike, Astrit Patozi, ka kritikuar kongresin e Partisë Socialiste, duke thënë se ai legjitimoi çmendurinë e kryeministrit Edi Rama për të eleminuar zgjedhjet për kreun e PS-së.
Me anë të një statusi në faqen e tij në rrjetin social, Patozi shkruan se Rama nuk pranon të largohet kur humbet zgjedhjet si 7 vite më parë dhe nuk pranon të zgjidhet kur i fiton zgjedhjet. Duke e quajtur fenomenin një flamë të shpifur, Patozi uron që ajo të mbetet vetëm në Partinë Socialiste e të mos përhapet gjithandej.

Postimi i plotë:

Ashtu siç pritej, kongresi i socialistëve e legjitimoi marrëzinë e fundit të kryeministrit. Lajmi është se zyrtarisht Edi Rama i ka eleminuar zgjedhjet në Partinë Socialiste, duke shpikur një normë të çuditshme statutore, sipas së cilës kryetari i partisë, që fiton zgjedhjet, nuk mund të votohet. Deri këtu, asgjë e papritur, gjithçka sipas parashikimeve.

Nuk po i hyjmë këtu faktit që ky është një standart i papranueshëm, i pambrojtshëm, pa sens dhe që nuk ekziston gjëkundi në botë. Por vini re. Edi Rama nuk është një kryetar partie, që është mësuar vetëm të fitojë. Ai e ka provuar edhe shijen e hidhur të humbjes. Jo më larg se 7 vjet më parë. Jo kujtohet besoj. Por çfarë bëri atëherë? Sërish nuk iku.

Dhe pyetja është se në çfarë rasti mund të largohet ky njeri nga karrigia e kryetarit të Partisë Socialiste? Sepse ai nuk pranon të ikë kur humbet zgjedhjet, por, po ashtu, nuk pranon të zgjidhet kur fiton. Unë nuk di që të ketë rezultat tjetër, që dikush të presë një ditë që Edi Rama, të ikë vetë apo ta zbojnë nga timoni i Partisë Socialiste. Sepse barazimi ekziston vetëm në futboll, por jo në zgjedhje, politike apo administrative qofshin ato.

Mirëpo këto çështjet e marrëzisë, nganjëherë janë sëmundje ngjitëse. Uroj shumë që kjo flamë e shpifur, e cila ka gjunjëzuar sot partinë kryesore qeverisëse, të mos përhapet më tej, por të karantinizohet tek Partia Socialiste. Dhe meqë nuk jam qytetar amerikan, më lejohet të them se kjo gjë do të ishte po aq e rrezikshme për ne, sa fjala vjen, zgjedhja e Trampit si president i Shteteve të Bashkuara.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *