Pas akuzave të LSI-së reagon Çako:  Jam në krye të detyrës dhe do vazhdoj të jem

Pas akuzave të LSI-së reagon Çako: Jam në krye të detyrës dhe do vazhdoj të jem

“Jam në krye të detyrës dhe do vazhdoj të jem, jam duke drejtuar një organizatë të depolitizuar”. Ka qene kjo deklarata e pare publike e Haki Cakos pas akuzave te LSI-se e cila ka kërkuar shkarkimin e tij kreut të Policisë së Shtetit.

Ai reagoi sot për herë të parë duke thënë se është në krye të detyrës dhe se drejton një organizatë të depolitizuar siç është Policia e Shtetit.

Gjatë ditës së djeshme ishte nënkryetari i LSI-së, Luan Rama që kërkoi shkarkimin e Çakos.

“Kërkojmë shkarkimin e menjëherëshëm nga detyra të drejtorit të përgjithshëm te Policise Haki Cako, të shefit të komisariatit të Policise ne Berat, drejtorit te policise Berat, shefin e komisariatit Lezhe dhe shefin e komisariatit në Fushë Krujë, në të kundërt mosveprimi në një rast të këtillë përballë këtyre faktve skandaloze është bashkëfajësi e funksionarëve më të lartë shtetërorë përfshirë këtu kryetarin e Rilindjes. Ne te kundert do jene te detyruar te mbrojne veten pa i kapercyer kufijte ligjorë. “., – tha Rama duke përsëritur kërcënimin e Metës për armatosje të popullit.

Category Politikë

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *