Partitë e vogla kundër Reformës Zgjedhore: Ja 4 propozimet tona

Partitë e vogla janë mbledhur sërish në një tryezë diskutimi ku kanë paraqitur edhe një herë kërkesat e tyre si dhe janë shprehur kundër reformës zgjoedhore.

Sipas kreu të AK-së, Kreshnik Spahiu partitë e mëdha politike duhet të mitaojnë kërkesat e partive të vogla që kanë të bëjnë me votimin e drejtpërdrejtë, listat e hapura ku qytetarët të njihen me kandidatët, të njihen edhe votat e emigrantëve si dhe të instalohet votimi dhe numërimi elektronik. Sipas Spahiut, menakizmi njerëzor ka abuzime dhe manipulime votash.

IMG_2682

IMG_2684

Kreu i Partisë të Drejtave të Mohuara e Re, Fatmir Hoxha ka kërkuar një bashkim të partive të vogla politike dhe të diskutojnë më konkretisht për problemet e kodit zgjedhor dhe të nisin takimet me qytetarët për problemet e tyre.

IMG_2665

Avokat Spartak Ngjela shtoi se partitë e vogla duhet të mblidhen së bashku dhe ti kërkojnë partive të mëdha politike një Komision Shtetëror. Sipas tij, është në dorën e partive të vogla që të mblidhen në mënyrë që fuqitë e mëdha të presionohen.

Ndërkohë që edhe Mhill Gecaj, kreu i Lidhjes Demokristiane ka kërkuar që partitë e vogla të futen në procedurë dhe jo më në takime boshe. E njëjta ide u mbështet edhe nga Sazan Guri i cili shpoi se “kemi një qëllim që deri në zgjedhjet e ardhshme, të plotësohet 4 kërkesat tona. Këto kërkesa duhet tia imponojmë partive të mëdha që t’i pranojnë”.

IMG_2686

Kreshnik Spahiu në fund shtoi se partitë e vogla që janë në koalicion me PS ose me PD duhet ti presionojnë aleatët e tyre që nese nuk pranojnë këto 4 kërkesa , atëhere do të dalin nga kolaicioni.

IMG_2660

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *