Paloka: Zgjedhje të parakohshme, pastaj reformë në drejtësi

Kreu i grupit parlamentar demokrat, Edi Paloka, është dakord me Pandeli Majkon për zgjedhjet e parakohshme, por për një motiv tjetër.

“Sigurisht që ato janë të domosdoshme, por jo se i kërkon Majko apo se kërcënon Rama, por sepse vendi ka shkuar në një pikë krize të pakthyeshme”, daklaroi Paloka për “Top Channel”-in.

I pyetur se kë do të zgjidhte mes zgjedhjeve të parakohshme dhe reformës në drejtësi, ai u përgjigj: “Ka edhe një rrugë tjetër: ka zgjedhje dhe pastaj reformë. Sepse përderisa kemi qartazi vullnet të munguar nga Edi Rama për të bërë edhe reformën në drejtësi, pse jo, këtë reformë mund ta bëjë Parlamenti i ardhshëm me një vullnet të plotë”.

Por për kreun e grupit parlamentar të opozitës, edhe për zgjedhjet ka një kusht të panegociueshëm: qeveri tjetër që t’i organizojë ato. “Edi Rama duhet të largohet që shqiptarët të zhvillojnë zgjedhje të lira e të ndershme, dhe më pas të kenë një qeveri që realisht të punojë për interesat e tyre”, shtoi Paloka.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *