Paloka: “Rilindja” në mbrojtje të Tahirit në Komisionin e Mandateve

Paloka: “Rilindja” në mbrojtje të Tahirit në Komisionin e Mandateve

Deputeti demokrat Edi Paloka, ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama, se nëse nuk lejon drejtësinë të veprojë, atëherë ai dhe Saimir Tahiri do të përballen me opozitën.

Përmes një statusi në Facebook, Paloka shkruan se Rama e mori mesazhin e qartë të Tahirit, kur ky i fundit përsëriti batutën e kryeministrit se ‘Nuk keni parë asgjë akoma’.

Sipas Palokës, përmes kësaj batute rilindësit e morën qartë mesazhin, se duhet të mbrohet Rama jo Tahiri.

Ja çfarë shkruan Paloka në Facebook:

“Rilindja” në mbrojtje të Tahirit në Komisionin e Mandateve. Sigurisht me urdhër të Ramës.

Megjithëse një ditë më parë deklaruan se do t’i hapnin rrugën procedimit penal , sot po duket qartë se urdhri ka ndryshuar. Kërcënimet e Tahirit mbrëmë ndaj Ramës (“nuk keni pare asgjë akoma”) dhe ndaj atyre “shokëve” që do lejonin arrestimin e tij, duket se e kanë bërë efektin.

Sot “rilindasit” kanë marrë urdhër të mbrojnë, jo Tahirin por Ramën.

Ky është akti i fundit. Po u lejua do të jete dhe akti i fundit i drejtësisë dhe demokracisë në Shqipëri.

Kjo nuk do të lejohet. Rama të bëhet gati për përballje. Përballja do të jetë pa asnjë kompromis dhe do të ketë vetëm një fund, atë të Ramës dhe klikës kriminale.

Share this...
Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInPin on PinterestShare on TumblrEmail this to someone