Paloka: Po nuk u zbatua dekriminalizmi do bllokojmë Kuvendin

Partia Demokratike propozon një amendament në ligjin për dekriminalizimin, ku kërkohet që zyrtarët që janë kapur në flagrancë duke kryer vepra penale të mos jenë pjesë e institucioneve.

Një amendament i tillë do t’i përjashtonte personat e akuzuar pa pritur një vendim përfundimtar të gjykatës.

Kreu i grupit parlamentar të selisë blu, Edi Paloka, tha se do të kërkonte që amendamenti të përfshihej patjetër në ligj, duke e ilustruar me rastin e deputetit Armando Prenga.

Paloka rikonfirmoi që opozita do të mbajë qëndrim të kushtëzues ndaj Parlamentit nëse nuk merren parasysh kërkesat.

“Ligji për dekriminalizimin ju ndalon praktikisht zyrtarëve që janë kapur në flagrancë duke kryer krime, ju ndalon të kryejnë funksionet e tyre publike deri në përfundim të vendimit të gjykatës.

Të gjithë e dimë që një deputet i mazhorancës u shfaq në Parlament me bekimin e Ramës. Për t’i vënë fre që akte të tilla të tilla të mos ndodhin më, ne kemi paraqitur këtë amendament”, deklaroi Paloka.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *