Paloka: Bojkot Parlamentit nese s’ka reflektim

opozita do të vijojë të ketë të njëjtin qëndrim në raport me Parlamentin, që do të thotë se bojkoti do të vijojë për aq kohë sa mazhoranca nuk merr parasysh kërkesat e saj.

Deklarata u bë nga kreu i grupit parlamentar të PD-së, Edi Paloka, i cili theksoi se nuk ndryshon qëndrimi i opozitës sa i takon kërkesave për dekriminalizimin dhe reformën në Drejtësi.

Paloka hodhi poshtë pretendimet se Komisioni i Venecias ka hequr nga drafti përfundimtar shqetësimet e PD-së.

“Nëse do merrnim për të vërtetë këtë, i bie që te merrnim të vërtetë që Venecia të ishte pro parimeve të kapjes së institucioneve. Ajo i qëndron pro parimeve tona, parimet kryesore, që janë moskapja e moslejimi i kapjes së drejtësisë dhe dialogu politik, që i ka theksuar që në fillim. Ajo nuk i ka ndryshuar qëndrimet e saj. Ne jemi në të njëjtin qëndrim të Komisionit të Venecias. Për t’i dhënë kështu rrugë reformës në Drejtësi dhe po presim reagimin e palës tjetër”, tha Paloka.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *