Paloka ankimohet në Kushtetuese: Refuzon t’i paguajë Ramës 2 milionë lekë

Deputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese vendimin e Gjykatës së Lartë, që duhet t’i paguajë Kryeministrit Edi Rama dëmshpërblim në shumën 200 mijë Lekë të reja.

Vendimi është para 8 muajsh pasi u shpall fajtor për shpifje ndaj Ramës lidhur me deklaratat e bëra nga selia e PD-së. Ka qenë Kryeministri Rama që bëri padi ndaj Palokës dhe Gjykata vendosi që pretendimet e kreut të Qeverisë qëndronin.

Ndërsa nga ana tjetër, Paloka është shprehur se deklaratat e tij që e akuzonte Kryeministrin për lidhje kriminale janë bërë në emër të partisë që ai përfaqëson dhe nuk janë sulm personal.

Megjithatë, Gjykata e Lartë e dënoi Palokën me 200 mijë Lekë gjobë, por kreu i grupit të PD kërkon shfuqizimin e këtij vendimi dhe tashmë çështja do të shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese.

Kjo e fundit do të vendosë nëse vendimi i Gjykatës së Lartë është i drejtë apo nëse dënimi me gjobë ndaj Palokës do të pezullohet.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *