Opozita bojkoton Komisionin, ja si maxhoranca shkel ligjin

Bojkoti i Partisë Demokratike ka futur në ngërç një nga komisionet më të rëndësishme parlamentare, atë të Ligjeve. Sot mazhoranca shkeli rregulloren e Kuvendit duke zhvilluar një mbledhje të paligjshme pasi drejtimin e tij e bëri sekretarja e komisionit Vasilika Hysi.

Sipas rregullores së Kuvendit, Komisionin e drejton Kryetari dhe në mungesë të tij e drejton nënkryetari. Ndësa Sekretari i Komisionit, në këtë rast Vasilika Hysi, bën numërimin e votave dhe verifikimin e procesverbaleve.

Kësisoj, mbledhja e sotme e Komisionit të Ligjeve është e paligjshme nga ana proceduriale pasi Sekretari i Komisionit ka drejtuar mbledhjen në kundërshtim me Rregulloren e Kuvendit.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *