O shokë dhe shoqe kongresmenë, me shpëtoni nga vota

Nga Sali Berisha

Finale Orwelliane ne republiken e te barabarteve apo ne “fermen e kafsheve” te Old Mayer-it!
Edvin Kristaq Rama tha:

O shoke dhe shoqe kongresmene, me shpetoni nga vota! Ajo eshte ferri dhe tmerri im. Ju dhe socialistet e vertete nuk mund te votoni per mua sepse une per fatin tuaj te mire jam i perjetshem. Por mos harroni, se ju sapo votuat per statutin ne parim, natyrisht jo per permbajtjen, pra jo per nenet se ato nuk jane per ju, nuk ju duhen juve. Nenet e statutit me duhen vetem mua, Kryetarit, jane problem i imi dhe une i kam ato kundra Berishes, qe ti tregoje atij vendin, prandaj nuk ju harxhova kohe qe ne Kongres te votoni per to.

Pra po ju perseris dhe njehere, se ju dhe te gjithe socialistet nuk mund te votoni per mua sepse une jam i pazgjedhshem, une jam si Dulla yne i pavdekshem dhe i perjetshem. Perseri, mos gaboni, mos u merzisni se ju o kongresmene dhe te gjithe socialistet do mund te votoni madje shume shpejte per referendumin pra une do ju kenaq dhe jua respektoj shume te drejten tuaj per voten sepse do ju bej te mundur, do t’ju lejoje te votoni ne referendumin, ne te cilin ju do pergjigjeni pse apo nese une, i pavotuari prej 7 vitesh, u dashka te votohem? Dhe kjo ne nje kohe kur ju te gjithe, perveç treve, e dini mire se ne fermen tone te kafsheve apo ne Republiken e te barabarteve, te gjitha kafshet jane te barabarta njera me tjetren por Old Mayeri eshte me i barabarti i te barabarteve, ndaj dhe per rrjedhoje votimi per te eshte i pamundur, ju e dini, ai thjesht nuk mund te votohet!

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *