Noka: Raporti i DASH i vuri vulen, qeverisemi nga kryetrafikantët

Duke komentuar raportin e Departamentit të Shtetit Amerikan në të cilin thuhet se Shqipëria është një vend e prodhimit të drogës, deputeti i PD-së Flamur Noka u shpreh se vendi po drejtohet nga kryetrafikantët.

“DASH e thotë drejtpërdrejt se Shqipëria është prodhuesi kryesor i kanabisit në Evropë dhe pikë tranziti e drogave të forta. Deklaratë më të fortë se kjo në këtë vend ku qeverisemi nga Edi Rama dhe kryetrafikanti Saimir Tahiri ku bandat e lidhura janë dhe në parlament e ku dhe ky parlament konfirmon atë që ne shohim:

Që shqiptarët dhe Shqipëria qeverisen nga trafikantët që futen dhe në parlament e nuk mund të jetë ndryshe kur bandat e Habilajt dhe Shullazët e kanë kthyer vendin në korridorin kryesor të drogave të forta.

Kjo është ajo që ne e kemi thënë çdo ditë dhe ia vuri vulën, raporti i DASH. Ky është një turp se në 2013-ë, Shqipëria kishte dalë nga harta e drogave të forta dhe tani po rikthehet mbrapa. Kjo është një damkë që iu vendit tonë sot”-pohoi Noka.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *