Nis lufta brenda koalicionit: Idrizi kërkon ministri, Milo i zhgënjyer pasi nuk e duan

Edhe pse Shpëtim Idrizi iku nga opozita dhe u bashkua me koalicionin e majtë ,duket se gjerat mes tyre nuk po shkojnë vaj. PDIU nuk është e kënaqur me funksionimin e deritanishëm të koalicionit me Partinë Socialiste.

Duke iu referuar peshës në Kuvendin e Shqipërisë, zoti Idrizi rithekson se PDIU duhet të përfaqësohet me një post ministror.

“Pesha jonë specifike, numri i deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë, qartësisht forca e katërt politike, kjo e parë në disa zgjedhje, e bëjnë të natyrshme që me grup parlamentar ne, në rast të kompozimit të qeverisë, të përfaqësohemi me një ministër. Sepse pesha jonë specifike është e tillë, por edhe kapacitetet që ne kemi e mundësojnë këtë gjë”, thotë Idrizi.

Por jo vetëm PDIU ka pakënaqësitë e saj. Edhe një aleat tjetër tradicional. Paskal Milo është një nga zërat e pakënaqur me Ramën.

“Mungesa e respektit dëshmon që nuk na duan dhe përsa kohë që nuk na duan, dhe kjo është një përshtypje jo vetëm e jona por edhe e opinionit publik, atëherë ne nuk na mbetet gjë tjetër veç se të mendojmë se ç’duhet bërë”, thotë Paskal Milo, kryetar i PDS.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *