Nikoll Lesi: Presidenti Ilir Meta tregoi se është burrë shteti

Nikoll Lesi: Presidenti Ilir Meta tregoi se është burrë shteti

Nikoll Lesi përmes një komenti e ka cilësuar Presidentin Ilir Meta burrë shteti, lidhur me qëndrimin e mbajtur për negociatat mes Shqipërisë dhe Greqisë, ku ndër cështjet më të rëndësishme është edhe ajo për përcaktimin e kufirit detar.

“Presidenti është votuar për të mbrojtur Kushtetutën, ndaj ka detyrim kushtetues dhe qytetar që të mbrojë shtetin dhe qytetarët e vendit. Më tej ai theksoi se ka në fuqi një vendim të gjykatës kushtetuese të vitit 2009 dhe sipas Kushtetutës vendimi i kësaj gjykate është zbatues dhe nuk lejohet asnjë kundërshtim apo apelim. Gjykata Kushtetuese ka fuqi që të rrëzojë edhe ligje të parlamentit. Ajo është gardiane e Kushtetutës. Kjo gjykatë me një vendim, që është në fuqi, i jep kompetenca Presidentit që në këtë çështje me Greqinë (e jo vetëm) të drejtojë apo kontrollojë gjithçka, pasi firmos në emër të shtetit shqiptar.

Ndërkohë që ministria e Jashtme nuk e ka njoftuar për asnjë negociatë dhe se presidentin e kishte lenë të dëgjonte nga lajmet se ç’bëhet me marrëveshjen me Greqinë. Kjo ishte absurde. Presidenti e refuzoi copën e letrës së ministrisë së jashtme, e cila i kërkonte të firmoste një letër të bardhë për ti dhënë Plotfuqishmëri ministrit të jashtëm të firmoste çfarë të donte me Greqinë. Ilir Meta e refuzoi me shkrim dhe publikisht”, shkruan Lesi.

Komenti i plotë i Nikoll Lesit

Ilir Meta doli në konferencë shtypi për një çështje madhore dhe shumë kapitale, siç është marrëveshja me Greqinë. Presidenti, me qartësi e me kujdes, shpjegoi shqiptarëve se cila ishte e verteta dhe pse u detyrua ta bëjë publike këtë çështje shtetrore dhe ndërshtetrore, pasi siç tha edhe vetë Ilir Meta se nuk donte të kishte hamëndje apo tjetërsime të pozicionit të kryetarit të shtetit, aq me tepër kur flitet për një çështje delikate dhe kombëtare siç është marrëveshja me Greqinë.

Presidenti shpjegoi me fakte dhe me logjikë se si Kryetar Shteti përgjigjet vetëm para Kushtetutës dhe qytetarëve të vendit, aq me tepër kur flitet për tjetërsim kufijsh shtetrorë. Nga ministria e jashtme, tha Meta, nuk kam asnjë shkresë, qoftë edhe një rrjesht zyrtar se si kanë ecur negociatat, ndaj pohoi se nuk mund të firmoste një letër të bardhë, pa emra negociatorësh. Dhe ka krejtësisht të drejtë.

Presidenti është votuar për të mbrojtur Kushtetutën, ndaj ka detyrim kushtetues dhe qytetar që të mbrojë shtetin dhe qytetarët e vendit. Më tej ai theksoi se ka në fuqi një vendim të gjykatës kushtetuese të vitit 2009 dhe sipas Kushtetutës vendimi i kësaj gjykate është zbatues dhe nuk lejohet asnjë kundërshtim apo apelim. Gjykata Kushtetuese ka fuqi që të rrëzojë edhe ligje të parlamentit. Ajo është gardiane e Kushtetutës. Kjo gjykatë me një vendim, që është në fuqi, i jep kompetenca Presidentit që në këtë çështje me Greqinë (e jo vetëm) të drejtojë apo kontrollojë gjithçka, pasi firmos në emër të shtetit shqiptar.

Ndërkohë që ministria e jashtme nuk e ka njoftuar për asnjë negociatë dhe se presidentin e kishte lenë të dëgjonte nga lajmet se ç’bëhet me marrëveshjen me Greqinë. Kjo ishte absurde. Presidenti e refuzoi copën e letrës së ministrisë së jashtme, e cila i kërkonte të firmoste një letër të bardhë për ti dhënë Plotfuqishmëri ministrit të jashtëm të firmoste çfarë të donte me Greqinë. Ilir Meta e refuzoi me shkrim dhe publikisht.

Qeveria donte të firmoste Presidenti dhe të njihte me symbyllur gjithçka kanë rënë dakort Rama me kryeministrin grek Tsipras, ndërkohë që askush nuk e dinte se çfarë kanë biseduar. Meta përmendi një rast të ministrisë së brendshme, kur vjet në dhjetor i duhej një autorizim i tillë nga Presidenti. Presidenti pohoi se ministria e brendshme e kishte nisur letrën korrekte dhe ua kishte firmosur, ndërsa ministri Ditmir Bushati ia kishte çuar letrën me pak rrjeshta dhe pa emër, pa sqarime se çfarë është biseduar dhe çfarë do firmoset.

Edhe një noter nuk ta firmos pa ditur emrat, e aq me tepër kryetari i Shtetit.

Loja kryeministrore ishte që të nxirrte fajtor në sytë e publikut dhe Greqisë, Ilir Metën, dhe nëse nuk merr Shqipëria statusin në maj, edhe për fajin e Greqisë, e gjitha kjo ti faturohej Presidentit të Republikës. Por Presidenti, i sprovuar më parë si ish-kryeministër, si ish-ministër i jashtëm dhe ish-kryetar parlamenti e njeh ligjin dhe shtetin, ndaj u tha publikisht se unë njoh vetëm Kushtetutën e Shqipërisë. Ajo është vija e kuqe për këdo, edhe për mua!- tha Ilir Meta.

Nga sot Ilir Meta tregoi se është Burrë Shteti.