Ngjela kërcënon hapur Ramën: Do të largohemi nga koalicioni

Në një takim të partive të vogla Spartak Ngjela dhe Kreshnik Spahiu, artikuluan tezën e një bashkimi të tyre përballë të mëdhenjve, si mënyrë imponimi për Reformën Zgjedhore. Mbi 40 parti e shohin votën e tyre të llogaritur vetëm në një sistem zgjedhor Proporcional Kombëtar.

Mbi 40 parti të vogla u thirrën në një takim për t’u nisur më të mëdhenjve në Parlament kërkesat që votat e tyre të përkthehen në mandate deputetësh, jo duke i përllogaritur sipas rajoneve, por në rang kombëtar dhe që lista e kandiatëve për deputetë të jenë të hapura.

Këto forca politike e pretendojnë këtë pasi së bashku kanë marrë mbi 500 mijë vota në zgjedhje dhe nuk kanë siguruar dot përfaqësim në Parlament.

Por Spartak Ngjela i Partisë për Ligj dhe Drejtësi u kujton se llogarinë nuk e kanë aq të saktë dhe se ky nuk është bashkim

Për t’i mbajtur me këmbë në tokë, avokati u sugjeroi ta ndajnë mendjen.

Partitë e vogla kërkojnë votim dhe numërim elektronik, garantimin e të drejtës së votës për emigrantët, si dhe administratën zgjedhore jo politike në gjithë nivelet.

Ngjela dhe Spahiu i bënë thirrje partive të vogla që të largohen nga koalicionet me PS dhe PD nëse nuk mërren parasysh kërkesat tyre.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *