Në Elbasan u dha urdhër që Blushi të tërhiqet zvarrë

Një incident i rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në qytetin e Elbasanit, pas përballjes sy më sy të Edi Ramës me Ben Blushin. Ben Blushi, rivali i Edi Ramës për t’i marrë drejtimin e partisë dhe më pas postin e kryeministrit, është kërcënuar dje me jetë.

Pas fishkëllimave, sharjeve dhe ulërimave, një person i është afruar deputetit Blushi, duke i thënë në sy se do ta vriste. Ndërkaq, ka pasur edhe një grup njerëzish të dhunshëm të cilët kanë tentuar që të dhunojnë deputetin
socialist.

Situata ka qenë tejet e acaruar dhe mund të dilte jashtë kontrollit nga momenti në moment. Deputeti Ben Blushi është nxjerrë jashtë me forcë nga salla, ndërsa ka pasur tentativa për ta dhunuar, sigurisht me miratimin e Edi Ramën dhe të rrethit të tij të ngushtë.

Blushi është shtyrë, është sharë dhe është nxjerrë jashtë me forcë. Ka pasur zëra se orkestrimi i dhunës verbale
dhe fizike ndaj Ben Blushit është bërë nga deputeti Taulant Balla, në bashkëpunim me Edi Ramën, të cilat kanë përdorur disa kamikazë të punësuar dhe të paguar. Gjithashtu mësohet se ka pasur një urdhër për ta tërhequr zvarrë dhe t’i mbyllej goja Ben Blushit, i cili javët e fundit ka prishur qetësinë e Edi Ramës dhe rrethit të tij në Partinë Socialiste.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *