Ndocaj konfirmon sherrin Rama-Blushi: Ja si e hodhi kryeministri gotën

Deputeti më i ri i Kuvendit të Shqipërisë, Eduard Ndocaj ka zbardhur disa nga detajet që kanë ndodhur gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe një sherr të ndodhur mes Ramës dhe Blushit.

I ftuar në emisionin “Zonë e lirë”, deputeti ‘kaubojs’ tha se Rama ka shtyrë gotën me ujë, e cila u derdh në tavolinë. Ai tha gjithë ashtu se “dy miqtë u zunë ndërsa asnjë prej anëtarëve të grupit nuk ndërhyri”.

Më tej, Edurd Ndocaj i pyetur nga Arian Çani se, pse nuk dhuron një kapele kaubojsi Kryeministrit Edi Rama, është shprehur se: “e kam në plan, por këtë më ka premtuar Blendi Fevziu se, do më marrë në emision, ku do bëj edhe dhuratën për Ramën”.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *