Mogherini i tërheq veshin politikës shqiptare: S’keni besim dhe dialog

Zyrtarja e lartë e Bashkimit Europian, Federica Mogjerini ka dhënë disa mesazhe për politikën shqiptare gjatë fjalëssë saj në Kuvendin e Shqipërisë.

Në fjalën e saj, ajo ka përsëritur dëshirën që të gjithë vendet e Balkanit Perëndimor të jenë pjesë e familjes evropiane në të ardhmen e afërt. Sipas Mogherinit, vizita e saj në Tiranë ishte e planifikuar prej kohësh, ndërsa tha se është e lumtur për ardhjen në kryeqytetin shqiptar.

“Bashkimi Evropian nuk ka formula të gatshem që t’ju imponohet juve. Ne dhe ju nuk kemi marrëdhënie mësues-nxënës, por bashkëpunëtor në sfida si rritja ekonomike, e ardhmja e të rinjve” – tha Mogherini.

Zyrtarja e lartë e BE theksoi se sëbashku, Shqipëria dhe BE mund të gjejnë zgjidhje për probleme që nuk mund të trajtohen më vete.
Sipas saj, Komisioni i Venecias ka dhënë mendimin e duhur sa i përket Reformës në Drejtësi. Federica Mogherini bëri thirrje për një miratim sa më të shpejtë të saj, ndërsa theksoi se qytetarët shqiptarë mezi e presin këtë nga politika.

“Vuani nga një mungesë besimi dhe dialogu. BE nuk do që të zhgënjehet nga ju. Çlirohuni nga ajo pjesë e së shkuarës që ju pengon të shkoni para. Futeni vendin tuaj në Bashkimin Evropian sepse është një detyrim nga Shqipërisë dhe ndaj të gjithë Evropës” – tha zyrtarja e BE në Kuvendin e Shqipërisë.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *