Miratohet me tre vota kundër projekt-statuti i ri i Partisë Socialiste

Kongresi i Partisë Socialiste pas disa orësh diskutime ka mirtauar projekt-statutin e ri të partisë.

Vetëm 3 vota janë regjistruar kundër këtij projekt-statuti, nga Ben Blushi, Maqo Lakrori, dhe Petrit Ago.

Miratimi i statutit të ri zbeh shpresat per zgjedhje per kreun e PS-­së.

Pas këtij hapi, Kongresi i PS do të votojë për anëtarët e Asamblesë Kombëtare.

Rreth 1500 delegatë do të zgjedhin 175 anëtarët e rinj të Asamblesë Kombëtare, forumit më të lartë pas Kongresit, por të përcaktojnë edhe qëndrimin ndaj debatit për zgjedhjen ose jo të kryetarit të partisë. Forumi i lartë i PS-së nisi punimet rreth orës 10:40 dhe pritet të zgjasë deri në orët e vona të mbrëmjes së të shtunës.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *