Ministri i LSI-së fushatë me vëllanë e “Eskobarit të Ballkanit”  (Foto)

Ministri i LSI-së fushatë me vëllanë e “Eskobarit të Ballkanit” (Foto)

Personi në krahun e majtë të Sokol Dervishajt është Bako Balili, vëllai i Klemend Balilit, i mbiquajtur nga mediat e huaja si Eskobari i Ballkanit. Klemend Balili është ende në arrati megjithëse i kërkuar nga DEA, INTERPOLI dhe medemek nga policia shqiptare.

Për “Eskobarin”, kreu i Kuvendit, Ilir Meta kërkoi mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare duke kërkuar ndarjen e përgjegjësive për mosarrestimin e tij, por kjo nuk e pengon LSI të përfshijë në fushatë vëllezërit e tij.

CapturFGHe

Rigels Balili është kryetar i Bashkisë së Delvinës, i propozuar nga LSI, ndërsa Bako Balili është ndër bashkëpuntorët më të afërt të ministrit, Sokol Dervishaj në Sarandë dhe Delvinë.

Këto ditë, me simpatizantët e LSI kanë ndodhur disa incidente të rënda që kanë provokuar deklarata të forta kundër policisë dhe Drejtorit të Përgjithshëm, Haki Çako, të cilin presidenti i ardhshëm e quan thjesht “Hakiu i drogës”./Lapsi.al

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *