Ministrat e PS-së marrin urdhër “të kryqëzojnë” Blushin në Kongresin e sotëm

Mbledhja e kongresit të Partisë Socialiste ditën e sotme pritet të përshkruhet nga fjalime të ashpra kundër deputetit rebel të kësaj force politike, siç është Ben Blushi.

Burime brenda PS bëjnë të ditur se në diskutimet e Kongresit, një vend të konsiderueshëm do të zënë fjalimet e deputetëve me fokus kritikat ndaj kolegut të tyre Blushi. Ky i fundit, prej disa kohësh ka shpallur hapur qëndrimin e tij kundër politikave që po ndiqen nga PS në raport me funksionimin brenda dhe jashtë saj. Deputeti rebel ka kritikuar dhe akuzuar direkt kryeministrin Edi Rama kudo ku i është dhënë mundësia, për shkeljen e statutit të PS, por dhe për qeverisjen e këtyre 2 viteve e gjysmë, që siç e ka quajtur vetë ai, është në nivel mediokër.

Kështu, burimet pohuan se emrat që do t’i përgjigjen Blushit janë gati dhe ditën e sotme ai do të marrë përgjigje për çdo shqetësim të ngritur. Në fakt, siç mësohet, fjalimet ndaj Blushit pritet të jenë me doza të forta fyerjesh dhe plot ironi, me qëllim vënien në siklet të deputetit që për hir të së vërtetës duhet thënë se si asnjëherë më parë dikush tjetër, i ka vënë në vështirësi Ramën dhe PS në tërësi, me fakte reale dhe të pakundërshtueshme. I pari që do të çelë tiparin e batareve kundër Blushit, mësohet se do të jetë ministri i Financave, Arben Ahmetaj, i cili ka marrë urdhër direkt nga Rama, që t’i kundërpërgjigjet Blushit me të dhëna mbi ecurinë ekonomike.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *