Mimoza Hafizi kunja Ramës, kryeministri e ndërpret

Deputetja e Shkodrës, Mimoza Hafizi nuk ka hezituar të hedhë kunja kundër kryetarit të saj Edi Rama gjatë aktivitetit në Shkodër me të rinjtë socialiste.
Teksa po shpërndaheshin teserat e PS-së për anëtarët e rinj, Rama thirri Mimoza Hafizin t’i jepte kartën një maturanteje.

“Meqë je maturante, po ftoj një profesoreshë të të japi kartën”, tha Rama. Deputetja Hafizi, e cila njihet si një nga mbështetëset e Ben Blushit, nuk i kurseu thumbat.

“Tani unë nuk jam vetëm profesoreshë, por jam edhe politikane, dhe që të mos flasin vetëm politikanët burra do i them edhe unë dy fjalë…”, tha Hafizi, por që u ndërpre nga Rama që thërriti maturanten.

“O Selma hajde këtu se tani hyrë në PS”, e ndërpreu Rama. Më pas Hafizi vazhdoi të fliste, duke i kujtuar kryetarit denokracinë brenda PS-së.
“Keni ardhur në PS për të gjetur një strukturë demokratike, një strukturë ku respektohen rregullat dhe normat.

Një Parti Socialiste për të sjellë një qeverisje më të mirë, për një parti kolegjialiste. Ju do të kërkoni ti keni të gjitha këto në PS. Nëse ju do të kërkoni këto, atëherë unë them me zemër të bardhë që ti gjeni dhe ti realizoni këto në PS”, tha Hafizi.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *